Turqi-Kosovë me rezultat të barabartë në kuadër të EURO 2021 në futbollin e femrave

Edhe përkundër rasteve të shumta, loja kualifikuese për EURO 2021 midis Turqisë dhe Kosovës përfundoi pa gola

Ka përfunduar me rezultat të barabartë pa gola (0-0) ndeshja Turqi-Kosovë në futbollin e femrave në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian EURO 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në pjesën e parë nuk munguan rastet nga të dyja ekipet, por pa sukses në përpjekjet për ndryshimin e rezultatit.

“Dardanet” që nga minuta e 35-të kanë luajtur me një lojtare më pak në fushë, ngase Liridona Syla u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Të dyja ekipet zhvilluan lojë të hapur në kërkim të fitores, por pas përjashtimit të Sylës, lojtaret kosovare “u detyruan” të ktheheshin në mbrojtje për të mos pësuar gol.

Ndeshja u zhvillua në Turqi, në qytetin Manavgat të qarktut Antalya, në stadiumin Emirhan Sport Center.

Kosova me 10 pikë është në pozitën e katërt në Grupin A, ndërsa Turqia në vendin e pestë me 2 pikë.

Kosova ndeshjen e radhës e pret Holandën më 27 nëntor, e cila gjendet e para në tabelë me 24 pikë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet