Turqi – Kamikazi i ndjekur nga policia hedh veten në erë

Një terrorist që përpiqej t’i shpëtonte ndjekjes së policisë ka hedhur vetën në erë në qytetin Iskenderun, vazhdon operacioni për kapjen e terroristit tjetër.

Ambulancat dhe skuadrat e policisë u dërguan në rrethin Iskenderun të provincës jugore Hatay të Turqisë pasi një shpërthim tronditi qendrën e qytetit të hënën në mbrëmje.

Policia u vu në ndjekje të 2 terroristëve për të cilët dyshoi gjatë kontrollit në një postbllok të ngritur në nënprefekturën Iskenderun të Hatay-it, në jug të Turqisë.

Ndërkaq një terrorist që përpiqej t’i shpëtonte me makinë ndjekjes së policisë hodhi veten në erë.

Në zonë vazhdon operacioni për kapjen e terroristit tjetër.

Në ngjarje nuk ka pasur humbje jetësh me përjashtim të plagosjes lehtë të një polici. Në vendin ku ndodhi shpërthimi u dërguan përforcime për forcat e sigurisë si dhe shumë ambulanca.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet