Turqi, dy të zhdukur pasi një automjet u përfshi nga përmbytjet

Automjeti që transportonte 5 persona u gjet rreth 800 metra larg vendit të ngjarjes në provincën perëndimore të Izmirit.

Dy persona janë zhdukur pasi një automjet tregtar u mor nga ujërat gjatë përmbytjes në Turqinë perëndimore, njoftoi një burim sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, një lumë në rrethin Menderes të provincës Izmir u përmbyt dhe automjeti që mbante pesë persona filloi të largohej, tha burimi i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për të folur me media.

Ndërsa tre prej tyre ishin në gjendje të shpëtonin, dy u zhdukën në ujërat e përmbytura. Ekipet e shpëtimit gjetën automjetin gati 800 metra larg vendit të ngjarjes.

Kategoritë
BotaLajme