Turqi, ceremoni shtetërore me rastin e 82-vjetorit të ndarjes nga jeta e Mustafa Kemal Ataturk

Udhëheqësi i madh, themeluesi i Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk, është përkujtuar me një ceremoni shtetërore në Ankara në 82-vjetorin e ndarjes nga jeta

Udhëheqësi i madh, themeluesi i Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk, është përkujtuar me një ceremoni shtetërore të mbajtur në mauzoleun Anıtkabir në Ankara në 82-vjetorin e ndarjes nga jeta, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kortezhin e kryesuar nga presidenti, Recep Tayyip Erdoğan ishin të pranishëm kryetari i Parlamentit, Mustafa Şentop, zv.presidenti Fuat Oktay, anëtarë të kabinetit presidencial, kryetari i përgjithshëm i partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu, kryetari i përgjithshëm i partisë MHP, Devlet Bahçeli, kryetarja e përgjithshme e partisë İYİ, Meral Akşener, kryetarë të organeve të larta gjyqësore, përfaqësues të partive politike, zyrtarë të lartë të qeverisë dhe oficerë të rangut të lartë ushtarak.

Presidenti Erdoğan në mauzoleun e Ataturkut pasi vendosi kurorën me karafila të bardhë dhe motivet me hënë dhe yll ka mbajtur një minutë heshtje në përkujtim në orën 09:05 sipas kohës lokale, ora në të cilën ka ndërruar jetë 82 vite më parë Ataturku ndërsa më pas u intonua himni kombëtar.

Gjatë qëndrimit të nderit flamuri turk u ul në gjysëm shtizë.

Më pas në librin e veçantë të shënimeve Erdoğan ka shkruar:

“Sot në 82-vjetorin e ndarjes nga jeta të veteranit Mustafa Kemal Ataturk, përkujtojmë edhe një herë kryekomandantin e luftës tonë për pavarësi, themeluesin e Republikës tonë dhe presidentin tonë të parë. Populli ynë do të përkujtojë gjithmonë për të mirë veteranin Ataturk dhe shokët e tij të armëve të cilët kurorëzuan me fitore luftën e popullit tonë për ekzistencë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për ta mbajtur gjallë gjithmonë Republikën tonë të themeluar mbi sakrificat e dëshmorëve tanë dhe për t’u lënë brezave të ardhshëm një vend me më shumë mirëqenie, më të fuqishëm, më të zhvilluar. Shpirti juaj qoftë në paqe”.

Mauzoleumi u hap për vizita

Përpara ceremonisë mauzoleumi u dezinfektua dhe përreth tij u morën masa intensive të sigurisë.

Në ceremoni mori pjesë edhe Lütfi Elvan i cili me një dekret presidencial është emëruar në detyrën e ministrit të Thesarit dhe Financave.

Në fund të ceremonisë, mauzoleumi u hap për vizita edhe për qytetarët. Në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) vizitat në mauzoleum do të mund të zhvillohen deri në orën 16:00.

Kategoritë
BotaLajme