Turqi, arrestohen terroristët e PKK të stërvitur për sulme në metropole

Sipas hetuesve, në vitin 2013 ata u bashkuan me të ashtuquajturin “kuadri malor rural” të organizatës terroriste PKK dhe janë trajnuar për të bërë pajisje shpërthyese dhe sulme në metropole

Pjesëtarë të forcave turke të sigurisë zbuluan dhe privuan nga liria katër terrositë të PKK-së të cilët përgatisnin sulme në metrolpolet e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pëmes veprimeve të sinkronizuara të pjesëtarëve të policisë dhe xhandarmërisë turke në Stamboll dhe Diyarbakir, nga liria janë privuar Mazlum Serhat me emrin e koduar I.K., Tayhan Umut Cektar me emrin e koduar M.S., Mahir Ahmed me emrin e koduar R.S. dhe Amanc Xebaktar me emrin e koduar M.T.

Sipas hetuesve, në vitin 2013 ata u bashkuan me të ashtuquajturin “kuadri malor rural” të organizatës terroriste PKK. Ata janë trajnuar për të bërë pajisje shpërthyese dhe sulme në metropole. Ata janë pjesë e strukturës “sekrete të qytetit” të organizatës terroriste dhe ishin të ngarkuar si “celulë e heshtur” të presin urdhërin për sulm.

Njëri nga terroristët ishte i punësuar si teknik në anasteziologjinë e spitalit shtetëror në Diyarbakir.

PKK është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, BE dhe SHBA. Gjatë fushatës së saj terroriste tre-dekadëshe kundër Turqisë, terroristët e PKK vranë të paktën 40.000 njerëz.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet