Turqi, arrestohen 641 persona të akuzuar për lidhje me PKK-në

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë thuhet se në koordinim me zyrën kryesore të prokurorit, operacionet e planifikuara u kryen në 42 qarqe turke kundër anëtarëve të organizatës terroriste PKK dhe mbështetësve të saj

Në kuadër të operacioneve të kryera kundër organizatës terroriste PKK në 42 qarqe të Turqisë u arrestuan 641 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Informatat i konfirmoi përmes një deklarate me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë.

Në deklaratë thuhet se në koordinim me zyrën kryesore të prokurorit, operacionet e planifikuara u kryen në 42 qarqe turke dje dhe sot kundër anëtarëve të organizatës terroriste PKK dhe mbështetësve të saj.

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë bëri të ditur se 641 njerëz u arrestuan si rezultat i operacioneve.

Gjithashtu, gjatë operacioneve u sekuestruan një sasi e madhe e armëve, pushkë dhe municione, si dhe materiale digjitale dhe dokumente të organizatës.

Kategoritë
BotaLajme