Turqi, 5 terroristë të PKK-së u dorëzohen forcave të sigurisë

Me terroristët e fundit që u dorëzuan, numri i terroristëve që hoqën dorë nga luftimet përmes bindjes në vitin 2020 është rritur në 181

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka bërë të ditur se 5 terroristë të tjerë të organizatës terroriste PKK/KCK u janë dorëzuar forcave turke të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët dorëzan armët në provincën juglindore Şırnak falë përpjekjeve bindëse nga policia dhe forcat e xhandarmërisë, thuhet në njoftim.

Me terroristët e fundit që u dorëzuan, numri i terroristëve që hoqën dorë nga luftimet përmes bindjes në vitin 2020 është rritur në 181.

Në kumtesë theksohet se po vazhdojnë përpjekjet për të bindur më shumë terroristë të dorëzohen.

Ministria gjithashtu tha se familja e njërit prej pesë terroristëve të dorëzuar ishte midis familjeve që kërkonin kthimin e fëmijëve të tyre të rrëmbyer nga grupi terrorist YPG/PKK në provincën juglindore të Diyarbakır.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Kategoritë
BotaLajme