Turqi, 215.516 të shëruar nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 981 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 215.516.

Turqia konfirmoi 996 raste dhe 19 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 231.869 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 5.710 atë të viktimave deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 981 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 215.516, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Koca tha se në 36 provinca nuk kishte pacientë të rinj në gjendje të rëndë gjatë tre ditëve të kaluara, duke shtuar se numri i rasteve po rritet në provincat Ankara, Mardin, Diyarbakır, Gaziantep dhe Konya.

Deri më tani, Turqia ka kryer 4,84 milionë teste, përfshirë 44.846 në 24 orët e fundit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet