Turqi, 2.209 raste të reja dhe 76 viktima nga COVID-19

Gjithsej 1.511 pacientë të tjerë fituan betejën e tyre kundër pandemisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga virusi në 317.519

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 2.209 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i tyre është rritur në 366.208, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria turke e Shëndetësisë, vendi po ashtu regjistroi 76 viktima të tjera nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 9.950.

Gjithsej 1.511 pacientë të tjerë fituan betejën e tyre kundër pandemisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga virusi në 317.519.

Deri më sot punonjësit e kujdesit shëndetësor të Turqisë kanë kryer mbi 13.47 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 127.651 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht është 1.827, këtë javë me 5 për qind që vuajnë nga pneumonia.

“Ne nuk mund të jemi të suksesshëm nëse numri i pacientëve në gjendje kritike dhe i atyre aktiv nuk ulet”, shkroi ministri turk i Shëndetësis, Fahrettin Koca, në llogarinë e tij në twitter.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet