Turqi, 14 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm

AFAD tha se pas tërmetit kryesor që goditi provincën Elazığ, në rajon kanë ndodhur edhe tetë tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë, ndërsa numri i dridhjeve pas tërmetit është 60.

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas të dhënave paraprake, nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi Turqinë lindore, në provincën Elazığ kanë humbur jetën tetë persona, ndërsa në Malatya gjashtë të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

#Turqi, 14 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm http://v.aa.com.tr/1713157

#Turqi, 14 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm http://v.aa.com.tr/1713157

Publiée par Anadolu Agency Shqip sur Vendredi 24 janvier 2020

Në një njoftim, AFAD tha se pas tërmetit kryesor që goditi provincën Elazığ, në rajon kanë ndodhur edhe tetë tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë, ndërsa numri i dridhjeve pas tërmetit është 60.

“Sipas të dhënave paraprake, në Elazığ kanë humbur jetën tetë persona, ndërsa janë plagosur 12 të tjerë. Në Malatya kanë humbur jetën gjashtë persona dhe janë plagosur 45”, tha AFAD, duke shtuar se mbi 490 punonjës të kërkim-shpëtimit janë dërguar në rajon.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet