Turkish Airlines synon të transportojë 78-80 milionë pasagjerë në vitin 2020

“Synimi është të arrijmë në 78-80 milionë numrin e përgjithshëm të udhëtarëve të transportuar, përfshirë 31,5-33 milionë në rrugët e brendshme dhe 46-47 milione në rrugët ndërkombëtare”

Turkish Airlines njoftoi sot se në vitin 2020 synon të transportojë 78-80 milionë pasagjerë, kryesisht në rrugët ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

“Synimi është të arrijmë në 78-80 milionë numrin e përgjithshëm të udhëtarëve të transportuar, përfshirë 31,5-33 milionë në rrugët e brendshme dhe 46-47 milionë në rrugët ndërkombëtare”, thuhet në një njoftim.

Transportuesi pret një faktor të ngarkesës së pasagjerëve prej 81-82 për qind ndërsa sheh një rritje prej 8,5-10 për qind në kilometrat e përgjithshëm të vendeve në dispozicion (ASK).

“Rritja e kapaciteteve (ASK) pritet të jetë 7 për qind në Turqi, 7 për qind në Lindjen e Mesme, 2 për qind në Evropë, 17 për qind në Lindjen e Largët, 16 për qind në Amerikë dhe 10 për qind në Afrikë”, theksoi kompania.

Turkish Airlines ka për qëllim të rritë transportin kargo/postës me 7-8 për qind, duke arritur në 1,6-1,65 milionë ton.

Kompania shtoi se synon të gjenerojë 14,5-14,8 miliardë dollarë në të ardhura nga shitjet e konsoliduara këtë vit.

Të dhënat e fundit treguan se në 11 muajt e parë të vitit 2019, transportuesi ka shërbyer 68,8 milionë pasagjerëve.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet