Turkish Airlines nga 30 dhjetori do të kërkojë test negativ për virusin COVID-19

Sipas një njoftimi të postuar nga kompania ajrore në rrjetet sociale, pasagjerët që nuk do të paraqesin test negativ nuk do të lejohen të fluturojnë. Kjo masë do të zbatohet për pasagjerët mbi 6-vjeç dhe do të jetë në fuqi deri më 1 mars.

Kompania ajrore turke nga 30 dhjetori do të fillojë t’u kërkojë pasagjerëve nga fluturimet jashtë vendit të posedojnë test negativ të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të postuar nga kompania ajrore në rrjetet sociale, pasagjerët që nuk do të paraqesin test negativ nuk do të lejohen të fluturojnë. Kjo masë do të zbatohet për pasagjerët mbi 6-vjeç dhe do të jetë në fuqi deri më 1 mars.

Dje, Turkish Airlines njoftoi se procedura do të fillojë më 28 dhjetor, por së fundmi njoftoi se masa do të zbatohet me një vonesë dy-ditore.

Mbrëmë, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se autoritetet e vendit nga 30 dhjetori do të kërkojnë nga pasagjerët që udhëtojnë nga ajri, toka apo deti test negativ jo më të vjetër se 72 orë.

Koca tha se masat e reja do të vlejnë për mbërritjet ndërkombëtare në Turqi për shkak të rritjes globale të rasteve me COVID-19.

Të dielën e kaluar, Turqia ndaloi përkohësisht fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Holanda dhe Afrika e Jugut për shkak të llojit të ri më infektues të koronavirusit.

Fluturimet midis Turqisë dhe Holandës rifilluan të mërkurën, ndërsa ndalimi ende është në fuqi në fluturimet nga vendet tjera.

Ndërkohë, dje Turkish Airlines realizoi fluturimet e riatdhesimit nga Mbretëria e Bashkuar.

Kategoritë
BotaLajme