Turisti amerikan i vrarë në Greqi varroset në Teksas

Në qytetin Ostin në Teksas sot është varrosur turisti amerikan, i cili është rrahur për vdekje nga një grup njerëzish në Greqi, në mesin e të cilëve kishte edhe serbë.

Policia greke tha se 22-vjeçari Bakari Henderson më 7 korrik u rrah për vdekje te një bar në ishullin grek Zakintos.

Familja Henderson tha se ai kohë më parë kishte diplomuar në Universitetin në Arizona dhe se në Greqi kishte bërë fotografi për të lansuar linjën e rrobave.

Në mesin e të akuzuarve për vdekjen e turistit amerikan është edhe një serb i moshës 33-vjeçare, ndaj të cilit sot është vendosur masa e paraburgimit deri në fillim të gjykimit të tij.

Autoritetet greke thanë se serbi ishte i pari në mesin e grupit që kishte goditur turistin amerikan. /kp/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet