Turistët ukrainas të kënaqur nga masat e marra kundër COVID-19 në Turqi

Turistët ukrainas që erdhën në Turqi përjetojnë kënaqësinë nga masat e marra kundër epidemisë së koronavirusit për pushim të sigurt.

Turistët ukrainas që erdhën në Turqi përjetojnë kënaqësinë nga masat e marra kundër epidemisë së koronavirusit për pushim të sigurt.

Avioni i pasagjerëve të “Azur Airline” i nisur me 183 pasagjerë nga Kievi, kryeqyteti i Ukrainës, bëri ulje në aeroportin Dalaman tre ditë më parë. Shumica e turistëve ukrainas, të cilët në plan të parë u pritën me masat kundër COVID-19, u vendosën në hotele në Fethiye.

Mariia Petrukhina, e cila kur pa shërbimet dhe masat e marra bëri të ditur se “kanë bërë mirë që kanë ardhur në Turqi”, në prononcimin e saj për Agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) tha se janë pritur shumë mirë prej aeroportit e deri në hotel, ndërsa shtoi se Turqia është në krye të vendeve ku mund të bëhen pushimet.

Edhe Kateryna Tretyak bëri të ditur se masat e marra kundër COVID-19 prej aeroportit e deri në hotel janë shumë të mira dhe se veten e ndjejnë të sigurt.

38-vjeçarja Tretyak, e cila shtoi se rregullat për mbajtjen e maskave dhe të distancës sociale po zbatohen shumë mirë, vijoi me këto fjalë: “Në hotelin ku qëndrojmë janë marrë masa shumë të mira. Ne vazhdojnë pushimin tonë të sigurt. Turqia është një vend i mrekullueshëm, ku mund të pushojnë edhe të rinjtë edhe të rriturit. Ata që vijnë këtu magjepsen. Mendojë se Turqia nuk ka nevojë për reklamë”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet