Tuna shitet për 1.6 milion euro

Një mostër e madhe e tunës u shit sot për 1.6 milion euro në ankandin e parë vjetor të peshkut në Tokio.

Tuna atlantike prej 276 kg  u shit në Tregun e Peshkut të Tokios. Blerësi është Kimura, i cili operon zinxhirin e restoranteve ‘Sushi Zanmai’.

“Ndihem edhe më i lumtur për ofertën fituese pasi ky është ankandi i parë në epokën e Reiwa”, tha presidenti i kompanisë Kiyoshi Kimura, duke iu referuar epokës së re perandorake që filloi në maj.

“Kjo është shumë para. Por unë dua që blerësit të provojnë tunën më të mirë deri më tash”, shtoi ai.

Peshku i blerë u kap në Omi, një qytet i vogël në veri të Honshu, ishulli më i madh i Japonisë. Çmimi i arritur të dielën është i dyti më i lartë në histori në Japoni që kur autoritetet filluan regjistrimin e çmimeve në 1999.

Rekordi u vendos vitin e kaluar kur Kimura pagoi rreth 2.6 milionë euro për 278 kilogramë të peshkut tuna.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet