Trump sot do të publikojë të ashtuquajturin “Planin e Paqes” për çështjen izraelito-palestineze

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas përsëriti angazhimin e tyre për një zgjidhje dy-shtetërore, duke deklaruar se ata nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje nga asnjë vend në botë.

Ndërkaq nga Palestina vazhdon reagimi ndaj planit në fjalë.

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas përsëriti angazhimin e tyre për një zgjidhje dy-shtetërore, duke deklaruar se ata nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje nga asnjë vend në botë.

Abbas në bisedën e tij telefonike me ministrin e Jashtëm britanik, Dominic Raab deklaroi se ata janë të gatshëm të vendosin paqen në përputhje me vendimet ndërkombëtare dhe të negociojnë në këtë kontekst.

Duke tërhequr vëmendjen për faktin se administrata e Trumpit ka favorizuar publikisht Izraelin, Presidenti Abbas tha se “Ne nuk do të pranojmë që ShBA-ja të luajnë një rol vetëm në zgjidhje politike”.

Zëdhënësi i Presidencës Palestineze, Nebil Ebu Rudeyne gjithashtu u bëri thirrje ambasadorëve të vendeve arabe dhe islamike që të mos marrin pjesë në ceremoni, ku do të shpaloset i ashtuquajturi “Plani i Paqes” i Trump, që synon të sekuestrojë të drejtat e popullit palestinez dhe të parandalojë krijimin e shtetit palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

Hamas gjithashtu përshkroi planin e ShBA-së si “një fatkeqësi të re të madhe” (Nekbe).

Në një deklaratë të shkruar, zëdhënësi i Hamasit, Fevzi Berhum i bëri thirrje qeverisë palestineze që të ndalojë koordinimin me Izraelin në fushën e sigurisë, dhe të mbështesë popullin palestinez në botën islamike, duke theksuar nevojën për të rritur dozën e lëvizjeve të rezistencës në të gjithë Palestinën për të kundërshtuar planin.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet