Trump shkarkon nga detyra John Bolton

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shkarkuar nga detyra Këshilltarin e Sigurisë, John Bolton.

“E informova zotin Bolton se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme për Shtëpinë e bardhë”, tha Trump.

“Kisha shumë pa dakordësi me shumë nga sugjerimet e tij”, shtoi Trump, ndërsa njoftoi se një këshilltar i ri do të emërohej javën e ardhshme.

Largimi i Bolton në mesin e diskutimeve në kabinetin e Trump për anulimin e një plani paqeje për të ftuar talebanët në SHBA.

Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham u tha gazetarëve se Trumpit nuk i pëlqyen shumë politikat e tij, pasi ata nuk pajtohen.

Në përgjigje, Bolton shkroi në Twitter: “Unë ofrova të jepja dorëheqjen”, ndërsa Trump më tha “le të flasim nesër”./tch

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet