Trump ‘pastron’ Macron para fotografimit (Video)

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka bërë një gjest të pashembullt për homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke i fshirë me dorë zbokthin nga xhaketa e tij para se të bënin një fotografi së bashku.

Trump e bëri këtë gjest të papritur para Dhomës Ovale në Shtëpinë e Bardhë dhe Agjencia France Press njoftoi se Macron nuk ndihej mirë.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të privilegjuar, tash unë do të ta heq zbokthin nga xhaketa,” tha Trump.

“Duhet të jetë i patëmetë dhe i përsosur,” tha Trump, duke e lavdëruar gjestin e tij.

Macron ndodhet për vizitë zyrtare treditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet