Trump nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden

Presidenti amerikan në largim, Donald Trump tha sot se ai nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden më 20 janar.

“Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të shkoj në inaugurimin e 20 janarit”, shkroi ai në Twitter, raporton ATSh.

Njoftimi vjen ndërsa disa ligjvënës në Kongres po debatojnë nëse do të paraqesin akuza fajësimi në Dhomën e Përfaqësuesve për një votim, pas sulmit të Capitol Hill nga protestuesit proTrump të mërkurën.

Kategoritë
BotaLajme