Trump njofton tërheqjen e ShBA-së nga Traktati i Qiejve të Hapur

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ata do të tërhiqen nga Traktati i Qiejve të Hapur derisa “Rusia të përmbushë përgjegjësitë që i takojnë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump bëri deklarata për gazetarët në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Trump konfirmoi pretendimet për tërheqjen e vendit të tij nga Traktati i Qiejve të Hapur.

“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Rusinë, por Rusia nuk e respekton këtë Traktat. Ne do të tërhiqemi nga ky Traktat derisa Rusia t’i përmbushë përgjegjësitë e saj, por kjo është një mundësi shumë e mirë për të bërë një traktat të ri ose për të rishikuar këtë Traktat”,- u tha Trump gazetarëve.

Rusia dhe ShBA janë ndër 34 shtetet që kanë e nënshkruar Traktatin e Qiejve të Hapur, i cili lejon bërjen e fluturimeve zbuluese me avionë të paarmatosur me qëllim nxitjen e transparencës në veprimet ushtarake, lehtësimin e kontrollit të armëve dhe monitorimin e traktateve të tjerë.

Traktati i Qiejve të Hapur shikohet si një masë për rritjen e besimit dhe sigurisë në hapësirën gjeografike të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE). Traktati ka filluar të firmoset nga shtetet anëtare në vitin 1992 dhe palë nënshkruese e tij është edhe Turqia.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet