Trump: Ne po kuptojmë problemet me të cilat Turqia ballafaqohet, duhet të bëjmë diçka

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili u takua sot me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, tha se situata në Siri është duke u mbajtur mirë, transmeton Gazeta e Re.

Trump u tha gazetarëve se marrëdhëniet SHBA-Turqi janë të mira.

Presidenti amerikan tha se Erdogan dhe ai do të diskutonin mbi sistemin raketor rus dhe marrëveshjen bilaterale të tregtisë gjatë takimit.

Erdoğan, i shoqëruar nga bashkëshortja Emine Erdoğan, u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti amerikan Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump.

Në prononcimin e tij para gazetarëve në Zyrën Ovale para nisjes së takimit, Trump tha se ka falënderuar homologun turk për “punën e bërë” në kufirin midis Turqi-Siri.

Trump tha se janë miq prej kohësh me presidentin Erdoğan, duke shtuar se sot në takim do të bisedojnë për sistemin S-400 dhe avionët F-35.

Presidenti amerikan deklaroi se Turqia së fundmi ka kapur mbi 100 militantë të DEASH-it në Siri dhe vazhdon t’i mbajë nën vëzhgim.

Trump gjithashtu deklaroi se kuptojnë problemet me të cilat Turqia ballafaqohet.

“Ne duhet të bëjmë diçka për këtë gjë”, tha Trump.

Ai po ashtu theksoi se dy vendet do t’i zgjerojnë në masë të konsiderueshme marrëdhëniet tregtare.

Pas takimit, dy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet