Trump konfirmon, djali i Bin Laden u vra në një operacion kundër terrorizmit

Djali i Osama bin Laden është vrarë në operacion të SHBA kundër terrorizmit, konfirmoi sot Presidenti amerikan Donald Trump.

Në një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë lëshuar sot thuhet: Hamza bin Laden, anëtar i rangjeve të larta të al-Qaida dhe i biri i Osama bin Laden, është vrarë në një operacion të SHBA kundër terrorizmit në një rajon midis Pakistanit dhe Afganistanit.

Humbja e Hamza bin Laden jo vetëm që e privon al-Qaeda nga një udhëheqës i rëndësishëm me aftësi dhe lidhje simbolike me babanë e tij, por minoi aktivitete të rëndësishme operative të këtij grupi.

Hamza bin Laden ishte përgjegjës për planifikimin dhe trajnimin e grupeve të ndryshme terroriste.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet