Trump insistion se në zgjedhje janë bërë “mashtrime”

“Ka shumë gjëra të tilla të këqija në lidhje me zgjedhjet”, tha presidenti amerikan

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vazhduar pretendimet e tij se në vend janë bërë “mashtrime” në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 3 nëntor dhe se ai është fituesi i vërtetë dhe jo kandidati demokrat Joe Biden, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në Twitter, Trump postoi në lidhje me zgjedhjet e 3 nëntorit, në të cilat, sipas rezultateve jozyrtare, fitues ka dalë kandidati demokrat Biden.

Duke kritikuar sondazhet që treguan një diferencë të lartë midis tij dhe Biden-it para zgjedhjeve, Trump tha: “Anketuesit e rremë SHBA dhe Washington Post prodhuan një anketë të një shtypjeje të mundshme të paligjshme duke më treguar mua 17 pikë prapa Biden-it në Wisconsin para zgjedhjeve. Megjithatë, e vërteta është se në ditën e zgjedhjeve, palët ishin shumë afër dhe ne tani po përgatitemi ta fitojmë këtë shtet. Ka shumë gjëra të tilla të këqija në lidhje me zgjedhjet”.

“Schmidt po injoron një mal me mashtrime dhe gënjeshtra. Ne jemi fituesit”, tha Trump, duke iu referuar një anëtari të Partisë Republikane, Al Schmidt, për të cilin theksoi se disa kanale po përpiqen të dëshmojnë se nuk ka parregullsi në zgjedhjet në Philadelphia të Pennsylvania-s duke e shfaqur atë në ekrane.

Kategoritë
BotaLajme