Trump i vë veto rezolutës për luftën në Jemen

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vënë veton ndaj një projektligji të miratuar nga Kongresi për t’i dhënë fund mbështetjes për luftën e udhëhequr nga sauditët në Jemen.

Trump e përshkroi rezolutën si një përpjekje “të panevojshme” dhe “të rrezikshme” për të dobësuar kompetencat e tij kushtetuese.

Kjo është hera e dytë që Trump përdorur veton e tij presidenciale që kur mori detyrën në vitin 2017.

Opozita në Kongres ndërmori këtë veprim si ndëshkim pasi agjentët sauditë vranë gazetarin Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll.

Në prill, rezoluta u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve pasi muajin e kaluar kishte marrë aprovimin e Senatit. Kjo ishte hera e parë që të dy dhomat kishin mbështetur një rezolutë e cila nuk i lejon presidentit të dërgojë trupa ushtarake në luftë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet