Trump i jep mend Francës se si duhet të ndalet zjarri në katedralen “Notre Dame”, ja se si përgjigjet Franca…

Franca i përgjigjet Trumpit për sugjerimin si të ndalet zjarri në “Notre Dame”

Agjencia franceze për sigurinë civile “Securite Civile” i është përgjigjur presidentit amerikan, Donald Trump, për sugjerimin e përdorimit të fikjes nga ajri për zjarrin në katedralen “Notre Dame” në Paris.

Agjencia ka shkruar në Twitter se hedhja e ujit në sasi të madhe nga ajri mund të çonte në kolapsimin e gjithë strukturës nëpër objekte si kjo e “Notre Damet”.

“Pesha e ujit dhe intensiteti i rënies në lartësi të ulët mund të dobësojnë strukturën e Notre Damet dhe si rezultat mund të shkaktojë dëme edhe në objektet në afërsi”, ka thënë më tej kjo agjenci.

Agjencia është pjesë e Ministrisë së Brendshme të Francës.

Ndryshe, Parisi ka hyrë në orën vendimtare për të parë nëse mund ta ndalë zjarrin në “Notre Dame”

Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve në Paris ka thënë se Franca ka hyrë në orën vendimtare për të parë nëse zjarri në katedralen “Notre Dame” mund të ndalet.

Zjarri ka disa orë që ka përfshirë simbolin e Parisit.

Akoma nuk dihen shkaqet që çuan në këtë zjarr.

BREAKING: Notre Dame Fire

BREAKING: Notre Dame is on firevia Ruptly

Publiée par UNILAD sur Lundi 15 avril 2019

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet