Trump falënderon Erdogan për mbështetjen e Turqisë në luftën kundër krooanvirusit

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij turk, Rexhep Tajip Ergoan realizuan një bisede telefonike ku tema ishte lufta kundër koronavirusit dhe bashkëpunimet ne fushën e ekonomisë, transmeton Gazeta e Re.

Për shkak të kërcënimit nga koronavirusi i ri (COVID-19), presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe ai amerikan, Donald Trump, në një bisedë telefonike janë pajtuar për të bashkëpunuar në ekonomi dhe në mbrojtjen e shëndetit publik.

Më tej Trump falenderoi homologun e tij për mbështetje me pajisje mjekësore në luftën kundër pandemisë COVİD19.

Pas Kinës dhe Europës edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vuajnë një rritje të shpejtë të numrit të infektuarve dhe viktimave me koronavirus.

Sipas mediave amerikane së fundmi numri i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 40 mijë persona, ndërsa në total janë zyrtarisht 747 mijë e 698 raste.

Kategoritë
BotaLajme