Tronditet Istogu, nxënësja 12 vjeçare vdes në klasë

Katër ditë pas vdekjes së dhimbshme të maturantit nga Gurrakoci i Istogut, Diamant Osmanaj, ky qytet është tronditur nga një vdekje tjetër e papritur.

Indeksonline mëson se nxënësja e klasës së shtatë, Medina Buleshkaj ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.

Nxënësja 12 vjeçare vijonte mësimet në shkollën fillore “Bajram Curri”, ndërsa ka ndërruar jetë papritmas në klasë.

Pas momentit trishtues në klasë, ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes, por që nxënësja ka arritur në spital pa shenja jete.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së vajzës së re./Indeksonline/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet