Tronditëse! Vazhdon promovimi i dograve në këngët e njohura shqipe

Këngëtaret e njohura kosovare, Dafina Zeqiri dhe Tayna para disa dite kanë publikuar këngën e tyre më të re, njofton Gazeta e Re.

“Bye Bye” është bashkëpunimi i parë i këngëtarëve.

Teksti i këngës është shkruar nga Tayna, kënga në kanalin Youtube por ajo se çfarë ka tërhequr vëmendjen  dëgjuesve ishte teksti, në të cilën haptas po promovohen substancat narkotike të tipit mriuhanë

“Pina weed, weed, weed, Hennessy. Kur e krym another round pim ma zi”, shkruan ne tekstin e këngës  të shkruar nga vet Tayna (Doruntina Shala).

Fjala “weed” ne gjuhen shqipe do te thotë mariuahnë.

Ndryshe, Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli në komisionin e shëndetësisë  të mbajtur në janar të këtij viti kishte propozuar që të ndalohet e promovimi i drogave në TV e gjetiu përmes këngëve e spoteve me droga.

Ai ka shkruar në Facebook se “s’do ketë më promovim në TV për marihuana, kokaina, kolombiana e as heroina”.

Postimi i plotë i deputetit:

S’do ketë më promovim në TV për marihuana, kokaina, kolombiana e as heroina.

Duke parë e dëgjuar promovimin e drogave në TV tonat në këngët, sot në komision për shëndetësi , për vitin 2019 propozova iniciativë ligjore, e masa tjera për ndalimin e promovimit të drogave në TV e gjetiu pëmes këngëve e spoteve me droga . Për rini të shëndoshë, kundër promovimit të narkotikëve morra përkrahje nga të gjithë deputetët.

Ndryshe kjo nuk është e vetmja këngë e Taynas ku promovohet droga, promovim të tillë kishte edhe në këngën  e quajtur si “Columbia”

Vlen të ceket së ne shumicën e vendeve te BE-së dhe ShBA, përdorimi i fjalës “weed” dhe fjalëve te tjera qe kane te bëjnë me emërtimin e llojeve te narkotikes është rreptësishtë e ndaluar dhe dënohet me gjoba te larta ne disa raste edh me burgim.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet