Tripoli kërkon ndihmën italiane për emigrantët

Kreu i qeverisë italiane, Paolo Gentiloni deklaroi sot se homologu i Tripolit, Fayez al-Sarraj, i ka kërkuar ndihmën e anijeve italiane në ujërat territoriale libiane për të luftuar kundër trafikantëve të qenieve njerëzore.

“Sarraj më dërgoi një letër për t’i kërkuar qeverisë italiane një mbështetje teknike me njësitë detare italiane në luftën e përbashkët në ujërat libiane kundër trafikantëve të qenieve njerëzore”, deklaroi Gentiloni për median pas një takimi në Romë me kreun e qeverisë së marrëveshjes kombëtare (GNA), e njohur nga komuniteti ndërkombëtar por që ushtron autoritetin e saj jashtë Tripolit, raporton AFP.

“Kjo kërkesë e autoriteteve të Tripolit është në shqyrtim nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes dhe mundësitë do të diskutohen me autoritetet libiane dhe Parlamentin italian”, vijoi Gentiloni.

“Nëse Italia përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese, siç unë besoj se është e nevojshme për t’u bërë, ky hap mund të jetë një zhvillim mjaft i rëndësishëm në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, përfundoi Gentiloni./kp/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet