Tre shokë incizojnë aksidentalisht vdekjen e tyre në liqen (Video+16)

Ky është momenti i tmerrshëm kur tre të rinj aksidentalisht kanë filmuar veten e tyre duke u mbytur.

Chetan Khatik, 28 vjeç, Sudarshan Chandel, 22 vjeç, dhe Radheyshyam Khatik, 27 vjeç, ishin ndalur për t’u larë në një pellg uji pas një xhiroje me biçikletë në Rajasthan të Indisë.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ishte notar i mirë, tre të rinjtë vendosën që të futeshin në pellgun e thellë në vendin e quajtur Gauri Dham Kund.

Ata vendosën një nga celularët e tyre në tokë për të filmuar veten në ujë dhe videoja prej tre minutash i tregon fillimisht teksa i hedhin ujë njëri tjetrit.

Por sapo njëri prej tyre futet pak më thellë, e ka të pamundur të dalë. Dy djemtë e tjerë i shkojnë për ndihmë, por të tre shihen teksa zhduken njëri pas tjetrit në pellgun e thellë.

Kategoritë
KurioziteteLajmet KryesoreTë ndryshme

Të ngjajshmet