Tre kosovarë thejnë rekord botëror, hyjnë në librin Guinness (Foto+Video)

Rrustem Ahmetxhekaj, Labinot Zeneli dhe Kushtrim Hetemi janë tre të rinj kosovarë që po ushtrojnë profesionin e trajnerit të fitnesit në Dubai. Por, përveç punës së zakonshme, ata arritën që të thejnë rekorde botërore dhe kështu të futen në Librin e famshëm të Rekordeve Botërore, Guinness – shkruan Gazeta e Re.

Fillimisht emrat e tre të rinjëve kosovarë janë radhitur të parët në tabelën e kulifikimeve, për të kaluar tutje në tentimin për të parin e botës në disiplina të caktuara.

Në një intervistë eksluzive për Gazeta e Re, Rrustem Ahmetxhekaj, njëri nga mbajtësit e rekordit botëror tregon se si arritën deri në finale.

“Gjatë këtij muaj të mbingarkuar me punë, aktivitete dhe senaca stërvitore gjetëm kohë edhe të marrim pjesë në Live Guinness World Record, nën monitorimin e jurisë zyrtare të organizuar nga Dubai Fitness Challenge #Dubai30x30, ku kaluam kualifikimet pas një konkurence mjaft të vështirë (pasi që në tentimin official shkon vetëm i pari në tabelë gjatë kualifikimeve, që mund të them kualifikimet ishin pothuajse më të vështira se vet finalja) në 3 disiplina të ndryshme, dy në partnerë dhe një individuale”, thotë Ahmetxhekaj.

Tre kosovarët thyen rekorde në këto disiplina:

Rrustem Ahmetxhekaj dhe Labinot Zeneli
-The most beach peddle passes in 1 minute
Kushtrim Hetemi
-The most side to side hops in 30 sec
Labinot Zeneli dhe Kushtrim Hetemi
-The Fastest Time to Complete 50 Football Passes by time

Ahmetxhekaj shpjegon se si arritën që të thyejnë këto rekorde. “Dihet që dëshira për të hyrë në librin e Guinness është synim jetësor i pothuajse çdo sportisti, por jo të gjithë mund ta bëjnë atë. Përgatitjet specifike shkojnë me vite të tëra për ta arritur një qëllim të tillë, ne nuk kishim përgatitje specifike por puna jonë sportive dhe përgatitjet fizike të vazhdueshme që kemi vazhdimisht e bënë të mundur që t’i rrëmbejnë 3 çmime në 3 disiplina ndryshme në mesin e shumë atletëve botërorë”, shprehet Ahmetxhekaj.

Por, këto arritje sportistët kosovarë nuk po i mbajnë veç për vete. “Këto çmime ia dedikojmë kuptohet gjithë Kosovës, familjarëve, shoqërisë, në veçanti gjithë sportistëve kosovarë, sidomos atyre që kanë ambicie që emri i tyre të mbetet në librin e famshëm për personat me arritje të veçanta Guinness. Shpresojmë t’i jepet mundësia edhe sportistëve tjerë të testojnë aftësitë e tyre dhe të kemi sa më shumë rekorde botërore”, përfundon Ahmetxhekaj.

Ndërkohë, për suksesin e tre sportisëve kosovarë kanë shkruar edhe media të ndryshme botërore.

Përndryshe, Ahmetxhekaj nga Deçani, Zeneli nga Mitrovica dhe Hetemi nga Ferizaj janë trajnerë fitnesi në Gardën Presidenciale të Emirateve të Bashkuara Arabe. Tre shokët nga Kosova janë përgjegjës për planifikimin, përgatitjen, zhvillimin, testimin dhe vlerësimin në aspektin fizik të stafit të Gardës presidenciale.

Po ashtu këto ditë ata janë edhe pjesë e projektit DubaiFitnesChallange #Dubai30x30, një projekt i Qeverisë së Dubait i cili parasheh që personat që punojnë nëpër institucione të mbajnë seanca stërvitore nga 30minuta në ditë për 30 ditë radhazi. Ky projekt ka për qëllim socializimin, shëndetin, motivimin e punëtorëve./Gazetaere.com/

 

The Second Guinness World Record, Brothers was our day🏅🏅🏅

Publié par Temi Ahmetxhekaj sur samedi 18 novembre 2017

 

 

Kategoritë
DIASPORASport

Të ngjajshmet