Tre kandidatët më 26 maj përballje direkte në TV

Të premten do të realizohet ballafaqimi i parë televiziv i kandidatëve për kryeministër të Republikës së Kosovës.

Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në debatin me Baton Haxhiun, që do të fillojë në orën 21 në Klan Kosova.

Ata do të shpalosin programet e tyre qeverisëse, por edhe do të debatojnë me njeri-tjetrin për shumë çështje.

Haradinaj është kandidat për shef qeverie i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Hoti i LDK-AKR-Alternativa, ndërsa Albin Kurti ka marrë besimin e Vetëvendosjes për kryeministër.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet