Trashëgimia me e rëndësishme e njerëzimit do të prezantohet në Mitrovicë

Në qytetin e Mitrovicës do të bëhet prezantimi i Zonës Arkeologjike “Gobeklitepe” të Shanllëurfas e cila konsiderohet si njëra ndër trashëgimit më të rëndësishme të njerëzimit. Kjo zonë është dymbëdhjetë mijë vjeçar e vjetër dhe njihet ndryshe edhe si pika zero e historisë.

Ekspozita me temën “Njeriu dhe Jeta” po mundësohet nga Institutit Junus Emre në Prishtinë në bashkëpunim me Muzeun e Qytetit të Mitrovicës.

Hapja zyrtare e ekspozitës do të bëhet me datë 8 nëntor në ora 19:00 në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës.

Në ekspozitë do të paraqiten fotografi dhe informata ne lidhje me zbulimet dhe shpjegimet historike të “Göbeklitepe-së”, e cila po organizohet me rastin e shënimit të vitit 2019 si “Viti i Göbeklitepesë” i iniciuar nga UNESCO për promovimin, zbulimin dhe shpjegimin e rëndësisë së saj historik dhe pasqyrimin e saj në ditët e sotme.

Ndryshe, Gobeklitepe gjendet në listën paraprake të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore që nga viti 2011. Lokacioni në fjalë hyri në listën e UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore në qershor të vitit 2018.

Pjesët e lokacionit arkeologjik u zbuluan në vitin 1963 kur kërkuesit nga universitetet e Stambollit dhe Chicago-s ishin duke punuar pranë lokacionit. Dhe zona ka fituar statusin “V52 Vendbanim Neolitik”. Që atëherë, asnjëherë nuk janë ndalur gërmimet.

Instituti Arkeologjik Gjerman dhe Muzeu i provincës Şanlıurfa kanë punuar së bashku që nga viti 1995 dhe kanë gjetur obeliskë me formën T, që datojnë nga periudha neolite me gjatësi prej 3 deri 6 metrash dhe peshë prej 40 deri 60 tonë.

Ky objekt kulti parahistorik, i cili mendohet të ketë një të kaluar rreth 12.000-vjeçare, ka në inventarin e zbulimeve edhe vepra historike të ndryshme, përfshi këtu disa statuja njerëzore 65 cm të larta.

 

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet