Tragjedia e Koronavirusit në Itali

Shkruan: Doç.Dr. Muharrem Çufta

 

Rasti i parë i vdekjes në Itali për shkak të koronavirusit është paraqitur më 22 Shkurt.

Para kësaj 2 të infektuar ishin turistët kinez të cilët më 31 Janar kanë udhëtuar në Itali ku kanë bërë hyrjen nga aeroporti i Milanosë dhe kanë lëvizur në Romë ku edhe aty janë vërtetuar që ishin të infektuar nga COVID-19.

Pas identifikimit të tyre Italia ka ndërmarrë masa parandaluese dhe ka anuluar të gjithë fluturimet nga Kina. Qytetarët u tërhoqën nga lokalet, restorantet dhe kafeteritë ku praktikohej shërbimi kinez dhe ishin nën pronën e kinezëve, ata nuk e praktikuan as shopingun në supermarketet kineze po ashtu filluan ta mbajnë një distancë ndaj kinezëve në metrobuse, autobuse lokale.

Italia ishte vendi i parë në Bashkimin Evropian që ka marrë masa të mbrojtjes ku në aeroportet janë vendosur kamerat termike dhe janë pezulluar të gjithë fluturimet brenda dhe jashtë vendit.

Pas rritjes së numrit të vdekurve nga koronavirusi masat u shtuan ku përveq fabrikave të ushqimit të gjithë lokalet dhe institucionet e tjera si shkollat, restaurantet ,pubet, objektet fetare, muzetë, hotelet janë mbyllur.

Natyrisht që këto masa krijuan panikë tek qytetarët, pas bisedimeve për kufizimin e lëvizjes panika u shtua dhe qytetarët u drejtuan tek marketet e ndryshme që e boshatisën të gjitha raftet ushqimore.

Pas përhapjes së virusit shumë turist anuluan planet e tyre që kishin për të kaluar pushimet në Itali. Zhurma e shpeshtë nga sirenat e ambulancave vërtetonte situatën emergjente dhe serioze që ishte duke ndodhur.

Stacionet e trenit dhe aeroportet u mbushën me qytetarët të cilët vendosën të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ky ishte shkak i përhapjes së virusit. Pas lëvizjes së qytetarëve nga veriu jug virusi e kaploi të gjithë vendin.

Që nga data e rastit të parë deri më tani ende nuk është gjendja dhe kontrolle stabile. Shumica e qytetarëve qëndrojnë në shtëpi, në rrugë nuk ka lëvizje, fabrikat nuk punojnë.

Jeta është shndërruar në një kaos të madh. Shuma e faturave ekonomike çdo ditë po rriten. Virusi përveq Italisë e gjunjëzuar tërë botën.

Për një kohë të shkurtër rrugët dhe sokakët që ishin të stërmbushura me njerëz i ka kapluar një qetësi e madhe. Por ende shpresat mbijetojnë tek qytetarët.

Ata respektojnë masat e qeverisë dhe qëndrojnë në shtëpitë të tyre duke shpresuar se numri i infektuarve nuk do të rritet. 60 milion persona janë në karantinë, deri më 03 nuk do të punojë askush përveç shërbimeve emergjente dhe barnatoreve.

Edhe pse çdo ditë numri po rritet qytetarët shpresojnë se një ditë do të jep fund kjo pandemi. Ata përkrahin njëri-tjetrin duke kënduar, duke vizatuar dhe duke shkruar shkrime të ndryshme me tituj ” çdo gjë do të bëhet mirë”


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet