Tottenhami ofron 50 milionë euro për talentin e Barcelonës

Klubi anglez kërkon ta blejë lojtarin që këtë verë iu bashkua skuadrës katalanase.

Blerjet e kësaj vere te skuadra e Barcelonës duket se nuk kanë qenë të duhurat.

Fillimisht ka qenë Arturo Vidal ai që ka shprehur pakënaqësi për minutat e pakta në dispozicion.

Megjithatë, një problem i madh është edhe Malcom. Ai u ble 41 milionë euro nga Bordeaux, duke e rrëmbyer në momentet e fundit nga Roma, e cila kishte një marrëveshje me të.

21-vjeçari nuk po arrin të përshtatet dhe minutat e aktivizimit janë të pakta. Madje në ndeshjet e fundit ai nuk ka qenë fare i përfshirë në skuadër.

Palët mund të ndahen shumë shpejt dhe interesim për Malcom ka shprehur Tottenhami, që është i gatshëm të ofrojë deri në 50 milionë euro për të.

Mund të ndodhë që Malcom të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet