Tmerr në det! Evakuhoen 440 persona, rindizet anija që ngeci në Norvegji (Video)

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës së të shtunës në Norvegji për të shpëtuar 1,300 pasagjerë të cilët kanë mbetur të bllokuar në anijen “Viking Ship” jashtë bregut perëndimor.

Policia në qarkun e More og Romsdal tha se anija pësoi defekt në motor dhe për 1300 personat që ishin në bordin e mjetit lundrues ka nisur procesi i vështirë i evakuimit, pasi dallgët dhe era e fortë kanë penguar ekipet e shpëtimit.

Agjencia e Shpëtimit të Detit në Norvegji tha se anija e cila zotërohet nga “Viking Ocean Crusies”, dërgoi një sinjal alarmi mes dallgëve të larta dhe erërave të forta.

Pesë helikopterë dhe disa anije shpëtimi u thirrën për të ndihmuar. Më shumë se 900 vetë dhe ekuipazhi janë ende në bordin e anijes prej 18 orësh tashmë, pas sinjal të mayday.

Ekipi i shpëtimit arriti të rindezë tre nga katër motorët e anijes të dielën në mëngjes dhe aktualisht anija po tërhiqet në qytetin port të Moldës. Dy anije mbikëqyrëse janë duke ndjekur e atë.

Anija fillimisht kishte 1,373 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, 915 prej të cilëve ishin pasagjerë nga Britania e Madhe dhe SHBA. 440 persona janë evakuuar nëpërmjet helikopterëve përpara se anijes t’i rindizeshin motorët.

Disa njerëz kanë pësuar lëndime dhe tre prej tyre janë serioze. Shtatëmbëdhjetë vetë janë shtruar në spital, sipas autoriteteve lokale.

Videot e postuara nga udhëtarët në mediat sociale tregojnë karrige dhe mobilje të tjera, si dhe një piano, që rrëshqasin nëpër dysheme pasi anija është anuar në njërin krah për shkak të motit të stuhishëm.

Anija udhëtonte nga Bergen e Norvegjisë për në Londër. Kapiteni kërkoi ndihmë urgjente të shtunën pas dështimit të motorit.

Helikopterët dhe anijet e shpëtimit nxituan në vendngjarje, por u përballën me vështirësi për shkak të kushteve të rënda të motit. Zyrtarët thonë se është shumë herët për të spekuluar nëse moti ishte shkaktar i incidentit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet