Tjetër skandal, Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë në librat shkollorë në Shqipëri

Pas skandalit me publikimin e videos në të cilën Kosova në hartë shihet si pjesë e Serbisë, në Shqipëri është paraqitur edhe një tjetër skandal i të njëjtës natyrë.

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka postuar një fotografi, nga ku shihet se në disa libra shkollorë në të cilën mësojnë nxënësit në Shqipëri, Kosova në hartë përsëri figuron si pjesë e Serbisë.

Këtë dukuri, Berisha e ka quajtur akt tradhtie të kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, të cilin ai e quan “mafi”.

Postimi i plotë:

Nxenesi dixhital denoncon aktin e tradhetise kombetare te Edvin Mafise, te cilin Beogradi e ka shtamosur dhe ne tekstet shkollore te Shqiperise!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e nxenesit dixhital

Kategoritë
LajmeRajoniVendi

Të ngjajshmet