Tirana në panik nga tërmeti, dhjetëra makina tek sheshi “Nënë Tereza”

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 4.8 ballë i shkallës rihter ka rikthyer panikun tek qytetarët në Tiranë.

Shumë prej tyre kanë lënë banesat dhe kanë dalë në rrugë. Lapsi.al sjell foto nga pamja e sheshit ‘Nënë Tereza’, ku siç shihet dhjetëra vetura janë parkuar aty.

Ministria e Mbrojtjes thotë se ky tërmet ishte pasgoditje e atij të 26 nëntorit.

“Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale deri tani. Nuk raportohen dëme në Korçë e Pogradec, ku janë ndjerë lëkundje te lehta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet