TIKA vazhdon aksionin në Shqipëria, me mijëra pako ushqimore dhe batanije për viktimat e tërmetit

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ofisi ne Tiran ne bashkëpunim me ofisin në Prishtinë vazhdon ndihmat për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, raporton Gazeta e Re.

Në kontingjentin e pare te ndihmave TIKA shpërndau 500 çadra dhe 500 pako ushqimore për të prekurit shqiptarë dhe romë në Tiranë dhe Shijak.

Ne ditën e dyte te tërmetit, Ofisi i TIKA-s ne Shqipëri ne bashkëpunim me ofisin ne Prishtine kane shpërndarë 1500 pako ushqimore dhe 1500 batanije. 300 pako ne Durrës, 400 pako ushqimore dhe 700 batanije në Thumane, nga 200 ne Kavaje dhe mbi 250 ne Fushë Krujë tek shoqata e komunitetit Rome ku TIKA ishte organizata e parë që dërgoi ndihma në këtë zonë.

Në anën tjetër TIKA beri shpërndarjen e ndihmave edhe sot, ku deri të shtunën planifikohet të bëhet shpërndarja e 1000 pakove ushqimore dhe 1000 batanije në zonat të ndryshme të Shqipërisë.

Në shpërndarjen e pakove morën pjesë Koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Necip Özay Özütok, Koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Hasan Burak Ceran dhe Ndihmës koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Tuna Zişan Emirtekin.

“Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon pa ndalur me shpërndarjen e ndihmave për qindra familje të prekur nga tërmeti në Shqipëri, dhe këtë e bën pa marrë parasysh përkatësinë etnike ose fetare”, ka theksuar koordinatori Özütok

Ai shtoi se përveç TIKA-së, Në Shqipëri pune të suksesshme po kryejnë edhe Njësitë për fatkeqësi dhe ndërhyrje emergjente AFAD, Gjysmë hëna kuqe dhe institucione të tjera të Turqisë.

Ndërsa zëvendëskryetari i Bashkisë së Shijakut, Nazmi Kondo, në deklaratë tha se ndihma që u vjen nga Turqia është një ndihmë që e vlerësojnë jashtë mase, sepse u vjen në një moment shumë të vështirë.

“Në emër të kryetarit të Bashkisë dhe të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti ju shprehim mirënjohjen tonë dhe falënderimet më të ngrohta. Ju faleminderit gjithëve”, tha ai.

Në pakot ushqimore ka oriz, vaj, fasule, sheqer, makarona, miell dhe produkte tjera.

Ndryshe, Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme, me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë 6,3 në thellësi 10 kilometra dhe më vonë me një magnitudë 5 në Kepin e Rodonit.

Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor sipas institucioneve të vendit ka shkuar mbi 30, ndërkohë mbi 600 persona janë plagosur dhe mbi 40 janë shpëtuar nga rrënojat. /gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeRajoni