TIKA restauron varrezën e Mose Rafaela Atiyas, lideri i hebrenjve në Bosnje dhe Hercegovinë (Foto)  

Varreza e Mose Rafaela Atiyas, në Sarajevë një figurë i njohur dhe shumë i respektuar për komunitetin hebrenj në BeH është restauruar nga Agjencia për Koordinim dhe Bashkëpunim të Turqisë, (TIKA), njofton Gazeta e Re.

Sipas një deklarate nga TIKA, Atiyas njihet si një hero i panjohur i cili ka kontribuar shumë në bashkëpunimin hebre-mysliman, varreza e tij gjendet në kryeqytetin e Bosnjës në Sarajevë, ku në gurin e varrezës shkrimet janë shkruar në tri gjuhë, në atë boshnjake, osmane dhe hebraike.

Mose Rafaela Atiyas për shkak të stilit të veshjes së tij kishte marrë nofkën “Zeki Efendi”, ai lindi në vitin 1845 në një familje e shquar hebreje në Sarajevë dhe ka studiuar në një shkollë osmane të asaj kohe. Ai gjatë sundimit Osman punoi si arkivist, përkthyes dhe këshilltar financiar në Sarajevë. Atiyas, vazhdoi të punonte si përkthyes të gjuhës osmane edhe pas tërheqjes se Perandorisë Otomane nga këto toka. Ai ndërroi jetë në vitin 1916. /gazetaere.com/ 

Kategoritë
KulturëLajmeRajoni

Të ngjajshmet