TIKA mbështet projektin “Për një Grua më të Avancuar”

Ambasada Turke dhe TIKA u ndan të knaqur me punën e Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

Projekti “Për një Grua më të Avansuar”, i implementuar nga VZHK dhe i Financuar nga TIKA “Qeveria e Rep. Turqisë” dhe Komuna e Preshevës, sot zyrtarisht përfundoj ciklin e parë të kursit profesional të rrobaqepsisë. Në takim morrën pjesë Shkëlqesia Ambasadori i Rep. Turqisë z. Tanju Bilkiç dhe Kryetarja e TIKA-së për Rep. e Serbisë znj. Çagla Gültekin dhe përfaqësues të institucioneve lokale duke i përfshirë Kryetarin e Komunës, Krytarin e Kuvendit të Komunës, përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile, qytetar të rëndomtë.

Vlen të përmendet se sot edhe zyrtarisht diplomuan gjenerata e parë e kursantëve, duke vlersuar lart përformancën e tyne në profesionalizëm dhe eksperienc të marrur nga kursi me qellim që ato më tutje të inkorporohen në tregun e punës dhe në avansimin e tyre në hapjen e bizneseve në ekonomit e tyre Familjare.

Ambasadori falenderoj Kryetarin e Organizatës së VZHK-së z. Shefki Jonuzi dhe vartësit e organizatës për punën e bërë në mënyrë të shkelqyer duke treguar një transparencë dhe llogaridhënje të lart në implementimin e projektit të financuar.

Kryetarja e TIKA-së shprehi gadishmërinë e mbështetjës së organizatës VZHK edhe me projekte të tjera në dobi të qytetarisë dhe në veçanti në të mirë të Rinisë së Luginës së Preshevës, me vetëmin qëllim në zvogllimin e papunsisë dhe përgaditjen profesionale të të rinjëve për tregun e punës.

“Ne si organizat u jemi përjetësisht falenderues Qeverisë së Rep. Turqisë për projektet vitale e cila po i investon në këtë rajon duke shpresuar edhe në vetë deklaratën e Shkelqesi Ambasadorit të Turqisë së përqendrimi i tyre do të jetë më i madhë në ofrimin e investimeve Turke në këtë pjesë tash e tutje… Organizata jonë do të vazhdoj me aktivizëm të madhë në Realizimin e Projekteve Vitale në të mirë të qytetarisë dhe Rinisë Luginase”, shkruan në njoftimin e bërë nga shoqata “Vizioni”, përcjell Gazeta e Re.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet