Tifozët izraelitë shpërndajnë këngë fyese për Profetin Muhamed

Antëri arab në Knesset (parlamentin izraelit) kërkoi heqjen e këngës nga YouTube.

Tifozët izraelitë të futbollit shpërndanë një këngë në YouTube që përmban fraza fyese ndaj Profetit Muhamed, tha anëtari arab i Knessetit (parlamentit izraelit), Ayman Odeh, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Tifozët e klubit të futbollit (Beitar Jerusalem) kohët e fundit nxorën në YouTube këngë ofenduese ndaj Profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të”, tha Odeh në një deklaratë.

Ai shtoi se këngët kohët e fundit kanë filluar të fitojnë “popullaritet me rritjen e nxitjes islamofobe në botë”.

Ai kërkoi nga gjiganti i internetit Google, që zotëron YouTube-n, të fshijë këngët fyese.

Këngët vijnë së bashku me rritjen e islamofobisë në Francë, të manifestuar me publikimin e fotografive dhe karikaturave fyese të Profetit Muhamed, të cilat ndezën zemërim në gjithë botën islame.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet