Tifozët e Klubit të Shtutgartit bojkotuan federatën e futbollit gjerman: “Bashkuar nga Paratë”

Një ngj arje interesante u zhvillua në ndeshjen e hapjes të javës së 4-të Bundesligës gjermane ndërmjet Shtutgartit dhe Dyseldorfit.

Tifozët e Klubit gjerman FC Shtutgart shpalosen një pankartë ku kritikuan ashpër Federatën e Futbollit Gjerman.

Në pankartën gjigand shkruante: “Bashkuar nga Paratë” , “Korrupsioni në zemër të futbollit evropian”

Me këto pankarte tifozët kishin në shënjestrën Federatën Gjermane të cilët para disa dite zbuluan një slogan ekskluzive për “EURO 2024” ku thuhej: “Futboll na bashkon”

Në pankartin e përgatitur nga tifozët ishte vendosur logoja e Federatës Gjermane, Logoja e “EURO 2024” dhe logoja zyrtare e UEFA-s.

Ndryshe, nikoqiri për organizimin e EURO 2024 do të shpallet nga UEFA të enjten (27 shtator). /Gazetaere.com/

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet