THY ofron bileta të lira për destinacionet e Ballkanit

Turkish Airlines (THY) ka nisur një fushatë ulje çmimesh për pasagjerët e saj që do të udhëtojnë për në vendet e Evropës Lindore dhe Ballkanit.

Sipas deklaratës së bërë nga Zyra e Këshilltarit Mediatik të THY-së kompania ofron mundësi udhëtimi me çmime të volitshme në shumë destinacione të vendeve të Evropës Lindore dhe Ballkanit, përfshi edhe qytetet që nuk kërkojnë vizë apo pasaportë për shtetasit e Republikës së Turqisë.

Pasagjerët që kanë dëshirë të përfitojnë nga kjo zbritje, e cila vlen për një numër të kufizuar kolltukësh, me biletat që do të blejnë nga data 30 shtator deri më 14 tetor do të kenë mundësi të udhëtojnë me çmime që fillojnë nga 119 dollarë (përfshi edhe taksat) nga data 21 tetor 2019 deri në 31 mars 2020.

Qytetarët e Republikës së Turqisë që do të udhëtojnë me THY për në qytetet Beograd, Kishinev, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup të Ballkanit dhe në Baku, Genxhe dhe Nahçivan të Kaukazit mund të shkojnë pa vizë, kurse në Ukrainë dhe Batum e Tbilis të Gjeorgjisë ata mund të shkojnë vetëm me letërnjoftim (kartë identiteti), pa pasur nevojë as për pasaportë.

Çmimet e biletave që fillojnë nga 119 dollarë (bashkë me taksat) janë publikuar edhe në uebsajtin zyrtar të THY-së, por ato mund të ndryshojnë në zyrat dhe agjencitë që shesin bileta të Turkish Airlines (THY).

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet