“The Independent”: Franca bëhet qesharake duke kritikuar Turqinë në çështjen e Libisë

Gazeta “The Independent” me qendër në Angli publikoi një artikull me titull “Mbështetja e Francës për Haftarin e Libisë (lider i forcave jolegjitime në lindje të vendit) më në fund po përballet me rezultate të këqija”.

Në artikullin e Borzou Daragahi shkruhet se për Haftarin, që Franca ka luajtur rol serioz në përparimin e tij, era është kthyer në të kundër pas humbjeve të pësuara në perëndim të Libisë.

Gjithashtu theksohet se Franca, e cila ka investuar tek Haftari duke i besuar Emirateve të Bashkuara Arabe, pas dështimit të tij tani ka mbetur e vetme dhe nuk kanë pasur dobi as investimet politike dhe diplomatike.

“Autoritetet franceze duke akuzuar Turqinë për të mbrojtur politikat e tyre në Libi bien në një gjendje komike”, shkruhet në deklaratë.

Gjithashtu jepet edhe vlerësimi i një këshilluesi specialist në çështjen e Libisë i cili thotë: “Franca mbështet Haftarin për një kohë aq të gjatë sa tani nuk di si të hedhë hap prapa. Në vend që të shohë gabimet e ka më të lehtë të akuzojë Turqinë”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet