Thaçi thotë se në asnjë rrethanë nuk do të pranon kritere të reja për vizat

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dal në një konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës pas takimit që herët ka mbajtur me një delegacion nga Franca dhe Gjermania.

Të njëjtit janë takuar edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe dy bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Presidenti tha se në takim kanë biseduar për përgatitjet e samitit të Parisit që do të mbahet më 1 korrik ku sipas tij ishte një angazhim inkurajues i presidentit Macron dhe kancelares Merkel, pra e Parisit dhe Berlinit që të ketë përgatitje më të mira për samitin e Parisit, që të jetë një samit që hap një perspektivë të sigurt vazhdimësisë së dialogut, mundësisë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë Serbi.

Thaçi e përsëritu se tariga duhet të mbetet në fuqi, ndërsa në anën tjetër duhet të respektohen marrëveshjet që janë arritur në vitin 2013 nga të gjitha palët.

“Dialogu duhet të ndodh, por edhe takimi i Parisit i pakushtëzuar. Ky takim do të ndodh pavarësisht disponimit ose jo të Vuçiqit. Tarifa nuk do të hiqet, është një vendim legjitim i institucioneve të Kosovës, megjithëse pushtetet në Kosovë janë të ndara dhe unë do të mund t’i thoja me vendimin e Qeverisë së Kosovës, pot personalisht jam kundër që të hiqet tarifa. Gjithashtu, definitivisht askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që Beogradi të vejë kushte për takimin e Parisit apo vazhdimësisë së procesit të dialogut. Por, në fund të fundit jemi vende fqinje qoftë edhe vetëm për mot nëse diskutojmë mirë që takohemi. Tek unë nuk janë adresuar kërkesa të veçanta, është diskutuar si të ndodh përgatitja më e mirë e takimit dhe të ketë një progres konkret nga takimi i Parisit, gjë që unë shpresoj se do të jetë më mirë i përgatitur por edhe me hapa konkret të progresit”, tha Thaçi.

Presidenti bëri të ditur se kanë diskutuar edhe për liberalizimin e vizave.

“Po, kam potencuar gjithashtu se Kosova në asnjë rrethanë nuk do të pranoj kritere të reja për liberalizimin e vizave, as heqjen e tarifave apo ndonjë çështje tjetër sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Është duke ndodhur një diskriminim definitiv dhe trajtim për qytetarët e Kosovës sikur me qenë qytetarë të kategorisë së dytë në kuadër të këtyre përkushtimeve të shteteve anëtare të BE-së”, tha presidenti Thaçi.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet