Thaçi pas tërmetit në Turqi: Kosova është e gatshme të dërgojë menjëherë ndihmë operative

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë operative, pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur Turqinë.

Thaçi përmes një postimi të bërë në Twitter, ka shkruar se zemrat e kosovarëve u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosurve nga tërmeti.

“Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosur nga tërmeti që goditi #Elazig. #Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, ka shkruar ai.

Ndryshe, nga tërmeti i fuqishëm prej 6,8 shkallë të Rihterit, që ka goditur pjesën lindore të Turqisë, kanë humbur jetën katër persona dhe dy tjerë janë lënduar.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 120 kilometra në verilindje të Gaziantep, në një thellësi prej dy kilometrave.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet