Thaçi: Jam i sigurt se procesi i nesërm zgjedhor do të jetë fer dhe demokratik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ftuar qytetarët e Kosovës, që nesër të dalin në zgjedhje dhe me votën e tyre t’i zgjedhin udhëheqësit e komunave të tyre për katër vjetët e ardhshme.

Postimi i Presidentit Thaçi në Facebook:

Në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës, nesër do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash.

I përgëzoj partitë politike dhe kandidatët për fushatën e dinjitetshme elektorale, kurse shoqërinë civile dhe mediat për angazhimin dhe raportimin korrekt.

Jam i sigurt se procesi i nesërm zgjedhor do të jetë fer, demokratik dhe i bazuar në standardet evropiane, që tashmë i kemi vendosur si shoqëri.

I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe me votën e tyre t’i zgjedhin udhëheqësit e komunave të tyre për katër vjetët e ardhshme. HTH

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet