Thaçi i kundërpërgjigjet ‘ashpër’ ambasadorit O’Connell

Deklarata e ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, se kufijtë shkruhen me fjalë, por ndërrohen me plumba, ka ngjallur menjëherë reagimin e presidentit Hashim Thaçi.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar demarkimi apo korrigjimi i kufirit me Serbinë do të bëhet me dialog dhe se sipas tij, ky proces do të jetë proces paqësor, pëcjell Gazeta e Re.

“Larg nga fjalët e armiqësisë, dhe plumbat e luftës. Ato ide janë të huaja dhe duhet të refuzohen nga të gjithë”, ka shkruar Thaçi ndër të tjerash.

Më poshtë ju sjellim shkrimin e plotë të presidentit Thaçi:

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet