Thaçi e sqaron çështjen e krasitjes së pipave të tepërt

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Pressing të T7, ka sqaruar çështjen e legjendës së fotografisë që postoi presidenti në Facebook pak kohë para se të rrëzohej qeveria Kurti.

Thaçi tha se në politikë ka raste kur përdoren metafora të tilla, por rrëzimi i qeverisë nuk ka pasur lidhje me cështjen e mbishkrimit të fotografisë që postoi ditë më parë në Facebook..

“Në politikë përdoren ndonjëherë metaforat, por mund të përdoren nga të tjerët, s’ka kurrgjë lidhje me çështjen e krasitjes së pipave. Unë kam qenë në fshat, vëllai im ka qenë duke punuar, unë i kam ndihmuar, kjo ka qenë e gjitha”, është shprehur presidenti Thaçi në Pressing.

“Ky mocion nuk është i pari që ka ndodhur në vendin tonë. Nuk kanë qenë rrethanat e mira për shkak të koronavirusit”, ka thënë Thaçi.

Ditën kur u rrëzua qeveria Kurti, familjarë të presidentit kanë postuar fotografinë e njëjtë duke e ilustruar edhe me fotografinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, në vend të pipave që po krasite Thaci.

Presidenti refuzoi të komentojë këtë gjë në Pressing.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet